I ofruan 30 mijë dollarë dhe prostituta në këmbim të favorizimit në Champions, ish- arbitri rrëfen detajet

Sport

I ofruan 30 mijë dollarë dhe prostituta në këmbim të

Një intervistë e fortë ka ardhur nga Antonio Lopez Nieto, ish- arbitri spanjoll, në lidhje me korrupsionin në futboll. Ai ka treguar se drejtuesit e Dinamo Kievit u përpoqën ta blinin atë para një ndeshje me Panathinaikosin në Ligën e Kampioneve.

Ai tregon se bëhet fjalë për vitet 1995-1996, ku iu kërkua që në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, të ndihmonte Dinamon e Kievit, kundrejt një pagese për këtë.

“Ata më thanë se duhet të shkoja të shikoja qytetin. Sipas tyre ishte mirë të shkoja të bëja një sauna. Ndonëse unë nuk dëshiroja para ndeshjes këtë, ata e kishin fjalën për një sauna tjetër.  Gjatë kohës kur po rrinim në hotel më ra telefoni, por më thanë të mos e hapja. Ata më çuan në një vilë dhe më thanë se aty ishte selia e Dinamo Kievit.

Kishte disa vajza të cilat kalonin aty në mënyrë provokuese. Ata kishin prostituta aty, në mënyrë që të arrinin një marrëveshje. Një që ishte aty, donte të fliste me mua. Ai më dha një letër ku shkruhej: ‘Antonio, Dinamo fitore, 30 mijë dollarë për ty.’ Në ato momente doja t’i jepja atij një grusht të fortë, megjithëse në atë moment e mora letrën.”, tha Nieto.

ME TE LEXUARAT