Fushë Krujë, kërcënoi sekretarin e bashkisë, nën hetim pronari i një fasonerie

Politikë

Fushë Krujë, kërcënoi sekretarin e bashkisë, nën

FUSHË KRUJË- Kërcënoi sekretarin e bashkisë, nën hetim pronari i një fasonerie. Në hetim është vendosur Muharrem Hocja, pasi kërcënoi sekretarin e Bashkisë së Krujës, Florind Cerhozin. Hocja nën akuzë për 'Kanosje për shkak të detyrës'

"Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht, për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës", shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin F. C., 37 vjeç, me detyrë nënkryetar i bashkisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.

ME TE LEXUARAT