“Është më i zoti se unë”, habit Romeo: Konkurrenti i vetëm që do më nxirrte nga shtëpia

Showbiz

“Është më i zoti se unë”, habit Romeo:

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e BBV ka pasur disa të ftuar specialë të cilët darkuan së bashku me banorët.

Të ftuarit kanë qenë disa prej gazetarëve të ekranit të Top Channel dhe bëhet fjalë për Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi, Ina Kollcaku, Ed Manushi dhe Bieta Sulo.

Teksa të gjithë kanë qenë të ulur rreth tavolinës duke darkuar, ka qenë Ina ajo që i ka drejtuar Romeos një pyetje në lidhje me konkurrentin që ai mendon se do e nxirrte ai nga shtëpia.

“Unë mendoj se konkurrenti i vetëm që do më nxirrte mua nga kjo shtëpi do të ishte Donaldi sepse mendoj se ka qenë shumë herë më i zoti se mua”, tha Romeo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion