Osmani nesër në Shqipëri, pritet t’i dorëzojë shkrimtarit Ismail Kadare nënshtetësinë
Lajmifundit
/
3 Shtator 2023, 19:37
Kosovë&Rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mësohet se është nisur për vizitën dy ditore që do të zhvillojë në Shqipëri.
Përveç liderëve politikë, Osmani pritet të takojë edhe shkrimtarin e mirënjohur, Ismail Kadare, të cilit përmes një ceremonie do t’i dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës të nënshkruar pak kohë më parë nga vetë presidentja.
Ky detaj mësohet të jetë bërë ditur nga zyra e presidentes Osmani si pjesë e axhendës së saj në Shqipëri.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.