Osmani flet me Lajçak dhe Escobar për zgjedhje të reja në veri të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me dyshen amerikano-europiane, Lajçak-Escobar, ka biseduar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
“Presidentja Osmani ka potencuar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, ajo shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna”, thuhet në njoftimin e presidencës, pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.


