Një tërmet lëkund sërish Greqinë, ja sa ballë ishte

Një tërmet 3.4 ballë ka lëkundur ditën e sotme Greqisë, ndërsa kujtojmë se sot është dita e tretë radhazi që vendi goditet nga një tërmet. Sipas mediave vendase, tërmeti është ndjerë mëngjsin e sotëm në zonën e Atikës.
Sipas Institutit të Gjeodinamikës, tërmeti ka qenë me epiqendër 5 kilometra në në verilindje të Tebës ndërsa thellësia ishte 5 km. Sipas mediave vendase, shmë qytetarë, mes tyre edhe turistë të alarmuar dolën nga shtëpiat, të frikësuar për jetën. Ndërkohë që pak orë më herët një tjetër lëkundje e konsiderueshme ishte raportuar në Athinë, konkretisht pranë Dervenochoria.

Këtë vit Greqia është goditur nga shumë tërmete, ndërsa kujtojmë atë të disa muajve më parë, ku kishte dëme të shumta, ku u shënuan edhe viktima


