Dalja e parë që nga videot intime, ish- sekretari i Shëndetësisë nis pushimet me asistenten e tij

Të gjithë i kujtojmë videot intime të Matt Hancock dhe asistentes së tij, Gina Coladangelo në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë. Të dy dhanë dorëheqjen nga puna, u ndanë nga bashkëshortët e tyre dhe u zhdukën.
Disa muaj pas skandalit, të dy ata duket se janë shfaqur. Mediat britanike shkruajnë se çifti më i ri ka nisur pushimet në Alpet Zviceriane. Paparacët kanë qëndruar në një banesë e cila kushtonte 78 paund nata, në vendpushimin e Villars-sur-Ollon. Mendohet se ky është udhëtimi i tyre i parë qëkur u zbulua lidhja.
Kujtojmë se videoja e tyre shkaktoi shumë trazira tek qytetarët. Ata kritikuan zyrtarët, që kanë kohë për të tilla gjëra, në një kohë që vendi po gjunjëzohej dita e ditës nga Covid-19.


