Nisma “Mini Shengen Ballkanik”, Vuçiç: Kompanitë serbe do kenë përfitim të madh

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për nismën “Ballkani i Hapur. Në një intervistë në mediat serbe, ai tha se kjo nismë ka shumë punë për të bërë.
“Shpresoj se do të kemi sukses në këtë. Shpresoj se do të kemi aq pasion dhe besim në zbatim. Ka shumë për të bërë në një vit e gjysmë. Ju duhet të shkoni jo vetëm për ta harmonizuar sistemin e TVSH -së, ju duhet të shkëmbeni. Ka një milion gjëra për të bërë dhe administratat tona duhet ta bëjnë këtë, për t’i lejuar njerëzit të mos i shohin kufijtë kur udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut ose në Shqipëri”, tha ai, ndërsa shtoi se nga kjo nismë, kompanitë serbe do kenë shumë përfitime të mëdha.
Disa ditë më parë, Rama, Zaev dhe Vuçiç u takuan në Maqedoninë e Veriut për mini shengenin ballkanik.


