Nënë e bir humbin jetën nga Covid-19, prek familjari: Më pyesnin për njëri-tjetrin

Kosovë&Rajon

Nënë e bir humbin jetën nga Covid-19, prek familjari: Më

Familjes Arifi nga Gjilani i kanë vdekur dy anëtarë të familjes nga koronavirusi.

Përgjatë ditës së djeshme, u raportua se kanë vdekur nënë e bir si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Një gjë të tillë e konfirmoi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ekipi i T7 ka qëndruar tek shtëpia e të ndjerëve. Mediumi ka arritur të marrë në prononcim nga familjari, i cili u nis nga mërgimi pasi dëgjoi se anëtarët ishin të infektuara me Covid-19.


“Ni vlla më tregoi edhe erdha, por erdha si vonë pak. Kur erdha ken në spital në Gjilan, e nana u kanë në shpi. Këto se kena çu, e kena mbajtë me oksigjen në shpi, s’mujtëm me e shpëtu. Të njëjtën kohë kur iu keqsojke gjendja vëllait në spital, ai më vetke për nanën, nana për vëllain”, deklaroi ai për T7.

Familjari rrëfen se pati eksperienca të këqija në Spitalin e Gjilanit.

“Mjektë e Gjilanit i kem pagu privat, me na ardhë në shtëpi, qata mjektë që punojshin në Gjilan. Këtu është katastrofë, vetë e kam fshi dhomën në spital, nuk vijshin me e fshi”, ka shtuar tutje familjari.


I njëjti ka hedhur akuza ndaj institucioneve të Kosovës e krerëve shtetërorë.

“Haram ju koftë krejtëve, me Albin Kurt, e me Vjosa Osmani, që i lirun këto dasma e këto sene palidhje”, ka thënë ai.

Familjarët e tjerë nuk pranuan të flasin, por prapa kamerave e kanë konfirmuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore./Express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion