Covid-i prek afganët e strehuar në Shqipëri, infektohet familja, fëmija shtrohet në spital

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga strehimi i afganëve në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar dhe rastet e para me Covid-19 mes tyre. Mësohet se mes të shtruarve në pavijonin e posaçëm në Pediatri në “QSUT” ndodhet edhe një fëmijë afgan 2-vjeç.
Të gjithë anëtarët e një familje afgane, prindërit dhe tre fëmijët që mbërritën pak ditë më parë në Tiranë u infektuan me COVID-19.
Por në spital është shtruar vetëm 2-vjeçari. Nëna me dy fëmijët e tjerë qëndrojnë në shtëpi, babai pranë vajzës në Pediatri.
Në total deri tani në Shqipëri kanë ardhur për strehim mbi 600 afganë, ndërsa në total pritet që të vijnë rreth 4 mijë.


