Aksident në Bolivi, autobusi bie nga shkëmbi, 23 të vdekur
Lajmifundit
/
7 September 2021, 21:39
Bota

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Bolivi ku një autobus ka rënë nga shkëmbi.
Të paktën 23 persona, mes të cilëve 3 fëmijë kanë ndërruar jetë pasi autobusi me të cilin ata po udhëtonin ra nga shkëmbi në Bolivi.
Mediat bëjnë me dije se autobusi me 33 pasagjerë u përplas me një shkëmb dhe më pas doli nga rruga. Numri i personave të plagosur është 13.
Shkak dyshohet të jetë bërë manovra e shoferit për shmangur përplasjen me një automjet në rrugë.


