Ndryshojnë planet, avioni i parë me mbi 100 afganë mbërrin nesër në Kosovë

Kosovë&Rajon

Ndryshojnë  planet, avioni i parë me mbi 100 afganë mbërrin

Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Kosovë pritet të mbërrijë të djelën rreth orës 19 në aeroportin e Prishtinës. Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për pak më shumë se 100 persona, që kanë punuar si kontraktorë të Natos të cilët do të jenë së bashku me familjet e tyre.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur ndonjë informatë shtesë për vendstrehimin e tyre por kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2 mijë qytetarë afganë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për Viza të Veçanta Imigruese (SIV) – të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë familjet e tyre”.

Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Kosova dhe Shqipëria që të pranojnë një numër afganësh që kanë punuar me forcat amerikane, të cilët ndjehen të frikësuar nga hakmarrja e talebanëve, që morën nën kontroll vendin pas tërheqjes së trupave të huaja.

/VOA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion