Anita Haradinaj dhe Edi Manushi bëhen bashkë për formatin e ri televiziv? (FOTO)

Showbiz

Anita Haradinaj dhe Edi Manushi bëhen bashkë për formatin e ri


Pas një sezoni të suksesshëm në Kosovë, formati “VIP Dado” është gati për sezonin e ri, që do ta realizojë në Shqipëri.


Është bërë e ditur se produksionit tashmë ka nisur një bashkëpunim të ri me ekranin Top Channel, ku edhe do të transmetohet sezoni i ardhshëm.

Me sezonin e ri në ardhje, formati do të pësojë edhe ndryshime, duke pasur prezantuese permanentë.

Edi Manushi është një nga ta, por rruga e tij nuk do të jetë e vetme pasi do të ketë një bashkë-prezantuese.

Anita Haradinaj dhe Edi Manushi bëhen bashkë për formatin e ri

Mësohet se në krah të tij do të jetë njëra nga motrat Muçaj-Haradinaj, teksa në një imazh të qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, Manushi është parë i fotografuar me kolegen e atij, Anitën – duke bërë fansat të aludojnë se ajo mund të jetë prezantuesja e ardhshme e emisionit.

“VIP Dado” përndryshe në sezonin e parë të saj ka sjell nga java në javë personazhe të ndryshme VIP në rolin e kujdestarëve të fëmijëve, duke e bërë një emision mjaft të pëlqyer për shikuesit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion