Lezhë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën shoferi, plagoset rëndë pasagjeri

Aktualitet

Lezhë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën shoferi,
Një aksident tragjik i mori jetën Paulin Gjokmarkajt në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati, Lezhë.

Makina me të cilën udhëtonte Paulin Gjomarkaj 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i makinës dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion