Mot ekstrem në Kroaci, reshje bore dhe erë 170 km/h

Kosovë&Rajon

Mot ekstrem në Kroaci, reshje bore dhe erë 170 km/h

Kroacia është vendosur në gatishmëri pas alarmit për mot ekstrem që do të përfshijë temperatura të ulëta, erëra të fuqishme dhe reshje dëbore.

Situata më e vështirë është në rajonin e Rijekës, në kanalet Kvarner dhe Velebit për shkak të një stuhie të fortë, e cila me shumë mundësi do të forcohet gjatë natës.

Në këtë zonë parashikohet qe era të fryjë me shpejtësi rreth 170 km/h, ndërsa në bregdetin e Adriatikut priten reshje të dendura dëbore.

Për shkak të motit ekstrem janë pezulluar lundrimet për disa linja tragetesh dhe lëvizja e varkave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion