Motrat e krijuara nga Inteligjenca Artificiale po fitojnë mijëra dollarë në muaj në...

Teknologji

Motrat e krijuara nga Inteligjenca Artificiale po fitojnë mijëra

“Modelet” e krijuara nga Inteligjencës Artificiale shfaqen në mediat sociale, duke e bërë të vështirë për shumë njerëz të dallojnë kur është një person real dhe kur është një krijim i AI.

Ndër këto modele janë Emily dhe Fiona Pellegrini . Dy ‘motrat’ kanë grumbulluar 220 mijë ndjekës në vetëm pak javë, duke postuar foto të tyre me të brendshme dhe duke detajuar udhëtimet e tyre magjepsëse në Itali, Spanjë dhe Francë.

Dy “vajzat” u krijuan përmes inteligjencës artificiale nga një ekspert i teknologjisë me përvojë.

Kur i kërkoi AI që t’i bënte imazhin e një gruaje të përsosur, ai pa Emily përpara tij. Pak javë më vonë, pasi krijimi i tij filloi të fitonte fansa në rrjetet sociale, ai vendosi t’i dhurojë asaj një “motër”, Fionën, e cila numëron 43 mijë ndjekës.

Motrat kanë arritur të fitojnë admirimin e futbollistëve të famshëm, luftëtarëve të MMA-ve, madje edhe miliarderëve, disa prej të cilëve madje u kanë dërguar mesazh për t’i njohur më mirë, siç tregon krijuesi i tyre për DailyMail./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion