85 mjekët e parë përfitojnë kredi për shtëpi me interes zero

Aktualitet

85 mjekët e parë përfitojnë kredi për shtëpi me

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se 85 mjekët e parë kanë përfituar nga programi i kredive për shtëpi me interes 0%.

Sipas saj kjo është një mundësi e mirë për familjet e reja, duke i lehtësuar jetën mjekëve të rinj.

“85 janë përfituesit e parë mjekë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes.

Kjo është një mundësi e mirë për familjet e reja që të kenë një familje, duke u lehtësuar më tej jetesën e mjekëve të rinj.

Shpejt do të hapet e dyta e aplikimit, për tu mundësuar mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fillimin e parë”, shkruan ministrja Koçiu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion