Mbi 400 kg kokainë nga Shqipëria në Kosovë, çmimi marramendës në treg, kush janë 7 të arrestuarit

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka thënë se me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës autoriteteve italiane dhe atyre të Shqipërisë, janë konfiskuar 400 kg kokainë, vlera e të cilës arrin 20 milionë euro.
Ai ka thënë se janë sekuestruar gjithashtu të holla, vetura dhe gjëra të tjera.
Lumezi ka thënë se gjatë fazës së hetimeve janë përdorur masa të fshehta, ku janë përcjellë narkotikët nga Brazili.
Ai ka thënë se puna e përbashkët ekipore dërgon porosi të qarta te grupet kriminale se do të përballen me Policinë.
“Kemi bashkëpunuar me partnerët tanë. Kjo jo vetëm që ishte sfidë por edhe detyrim për ta luftuar krimin e organizuar”, ka thënë ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sabedin Mehmeti, ka thënë se ka pasur bashkëpunim me autoritetet italiane për përcjelljen e kësaj dërgese.
Ai ka thënë se janë arrestuar shtatë persona dhe disa të tjerë janë në kërkim.
Mehmeti ka thënë se institucionet e tri shteteve përfshirë edhe ato të Shqipërisë janë koordinuar mes vete. Ai ka deklaruar se dërgesa në Kosovë ka ardhur më datë 15 maj duke shtuar se palët sot kanë filluar aktivitetin kriminal për tërheqjen e saj.
“Policia ka arrestuar personat e dyshuar. Prokurori i rastit ka autorizuar bastisjen edhe disa lokacioneve tjera. Dërgesa kishte destinacion edhe shtete të tjera. Deri më tani janë arrestuar shtatë persona shtetas kosovarë. Janë konfiskuar edhe telefona, vetura edhe një armë. Policia e Kosovës është në kërkim edhe të disa të dyshuarve tjerë”, ka thënë ai.
Deklarata
Policia dhe Prokuroria kanë formuar në grup të përbashkët për hetimin e këtij rasti. Institucionet e tri shteteve kanë bashkëpunuar në kohë reale, pati komunikim të rregullt
Ngarkesa është ndalur në parkingun e një depoje mirëpo gjatë tërë kohës u mbikëqyr nga Policia. Sot rreth ores 11 të dyshuarit kanë filluar aktivitetin kriminal. Policia ka ndërhyrë. Kanë arritur të arrestojnë të dyshuarit dhe rreth 400 kg narkotikë të llojit kokainë. Janë bastisur edhe lokacione të tjera.
Besohet se kamioni ka ardhur nga Brazili duke kaluar nga disa shtete përmes Kosovës. Kokaina ishte e fshehur në pako të llojeve të ndryshme të mishit. Janë arrestuar 7 persona shtetas të Kosovës, janë konfiskuar rreth 400 narkotikë, nje arme dhe lloje te ndryshme te veturave. Operacioni po vazhdon, mund të ketë edhe arrestime të tjera.


