E bujshme, SPAK rihap dosjen e vrasjes së Artan Santos: Ka prova të reja

Prokuroria e Posaçme rinis hetimet për vrasjen e Artan Santos. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare.
Sipas burimeve nga SPAK mësohet se Prokuroria ka vendosur të rihapë dosjen për ekzekutimin e biznesmenit, pasi janë siguruar prova te reja.
Në fillim të këtij viti Prokuroria e Tiranës bëri kërkese për rihapjen e një prej dosjeve më të bujshme në Shqipëri.
Dhe SPAK ka rihapur zyrtarisht një nga dosjet më të bujshme të dekadës së fundit. Kjo dosje ishte pezulluar për mungesë provash por burimet bëjnë me dije se ka indicie të reja.
Sipas informacioneve te siguruara gjatëe kësaj periudhe mësohet se Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje edhe disa persona që dyshohet se mund të kenë dijeni për atentatin ndaj Santos.
SPAK tregohet mjaft i rezervuar lidhur me personat që janë thirrur në istitucionin e akuzës, por burimet tregojnë ka indicie që mund ti çojnë ato drejt autorëve të krimit të rëndë dhe më pas pse jo dhe tek porositësit.
Sipas informacioneve nga Prokuroria e Posaçme, disa kohë më parë me urdhër të SPAK janë zhvilluar edhe disa operacione nga RENEA dhe policia për kapjen e personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.
Hetimet janë në vijim dhe burime nga institucioni i akuzës thonë se janë optimistë, ku kanë siguruar prova që mund ti çojnë hetuesit drejt zbardhjes së vrases së bankierit Artan Santo.
Artan Santo u vra në 26 qershor të vitit 2014 përpara zyrës së tij të punës në ish-Bllok, në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit.
Pak çaste pasi kryen krimin e rëndë, atentatorët e Santos u larguan me motor, ndërsa Policia shoqëroi dhe mori në pyetje mbi 200 persona. Pas gati 7 vitesh nuk ka asnjë të akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit.


