Mbi 400 kg kokainë nga Brazili në Kosovë përmes Durrësit, çfarë thotë kreu i SPAK

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka reaguar lidhur me kokainën e kapur në Kosovë dhe që kishte përdorur portin e Durrësit si tranzit.
Mësohet se operacioni ka qenë i përbashkët mes SPAK dhe DEA-s amerikane si dhe me policinë italiane e atë të Kosovës.
“Operacioni i përbashkët mes SPAK, DEA-s, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sasia e kokainës ende po peshohet.” ka thënë Kraja per Abc.
Ditën e sotme një sasi e madhe kokaine u kap në Kosovë. Fillimisht u raportua për një sasi rekord prej 2 tonësh, por në raportimet e mëvonshme sasia e kapur u ul në 400 kg.
Sipas mediave kosovare, sasia e kokainës ishte nisur nga Brazili në një ngarkesë me mish që i përkiste kompanisë MC FOOD. Ngarkesa kishte kaluar nga porti i Durrësit, por policia nuk e ka ndaluar, duke e lejuar me qëllim që të shkojë deri në destinacion.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar të Policisë së Kosovës në lidhje me këtë sasi të madhe kokaine në zbuluar atje. Ky reagim pritet të japë detaje të mëtejshme.


