Lajm i mirë në Kosovë, regjistrohet dita e dytë pa asnjë vdekje nga Covid-19

Kosovë&Rajon

Lajm i mirë në Kosovë, regjistrohet dita e dytë pa

Kosova ka regjistruar ditën e dytë rresht pa viktima nga virusi COVID-19. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se të infektuarit në 24 orët e fundit janë 31, ndërsa lajmi i mirë është se gjatë kësaj kohe, janë shpallur të shëruar 95 qytetarë.

Harta e infektimeve kryesohet nga Prishtina, e cila ka regjistruar 9 raste, e ndjekur nga Gjilani me 5, Mitrovica me 3, Podujeva 4, Ferizaj 2, Prizren 2, Vushtrria 2 dhe me nga një rast komunat e tjera të vendit.

Autoritetet apelojnë qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat e vendosura prej tyre, për frenimin dhe parandalimin e sëmundjes së rrezikshme.

”ASNJË RAST I VDEKJES, 31 RASTE POZITIVE DHE 95 TË SHËRUAR NGA COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.012 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 31 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.244 raste nga 591.824 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.631.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Gjilan 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Podujevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik dhe Obiliq. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, njoftojnë autoritetet.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion