Kurti: Kosova gati të zbrapsë këdo që mendon të na sulmojë

Kosovë&Rajon

Kurti: Kosova gati të zbrapsë këdo që mendon të na

Kryeministri Kurti ka falënderuar AKI-në duke thënë se është duke treguar një sukses të jashtëzakonshëm dhe ka potencuar se kur AKI-së i shtohet edhe bashkëpunimi me aleatët, atëherë Kosova është e gatshme për t’i zmbrapsur suksesshëm kushdo që mendon të sulmojë Kosovën.

Kurti tha se kufiri me Serbinë është më i gjati 381 kilometra. “Është edhe terren kodrinoro-malor. Ajo që po bëjmë ne e që duket se i ka zmbrapsur planet për sulm, është patrullimi i përbashkët me KFOR-in. Në anën tjetër kemi një inteligjencë shumë të suksesshme të Kosovës.

Është e paparë puna e AKI-së në kuptimin e dyfishtë të fjalës. Këso rezultatesh janë të papara në historikun e AKI-së, për çka i falënderoj shumë AKI dhe drejtorin. Kur kësaj i shtohet edhe koordinimi me aleatët, ne jemi të përgatitur që t’i zmbrapsim suksesshëm çfarëdo sulmi që mund ta mendoj çdo kush”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, barrikadat vitin e kaluar dolën të ishin të kota. “Edhe këto sulme dëme të përkohshme por kot. Lënduan ushtarët e KFOR-it, vranë Afrim Bunjakun, u vranë 3 serbë të grupit të Radoiçiqit, dy prej tyre kanë qenë fëmijë në kohë të luftës në Kosovë 98-99, sepse për mua është e qartë që dikush në Beograd dëshiron që konflikti të iu mbetet gjeneratave të ardhshme”, tha ai.

Duke shtuar se është politikan që dëshiron të mos ketë luftë dhe më brezat e ri të mos e marrin vesh kurrë çka është lufta.

“Le të kryhet kjo punë me Xhelalin edhe me mu. Le të kryhet me brezin tonë. Le të kryhet edhe me brezin e Vuçiqit. Por mos të bartet lufta, gjakderdhja tek brezi i ri. Tash me këta terroristë që u vranë, ka një cytje e orkestrim që konflikti të bartet tek brezi i ardhshëm.

Kjo është brengosëse për mua në aspektin socio-historik. Sepse nëse vdesin brezat e rinj pa e ditur çfarë ka ndodhur më 1999, është përgatitje për brezat e ardhshëm që të përjetojnë tragjeditë që i kemi pasur edhe ne.

Duhet të ndërpritet kjo. Duhet të përgatitemi për integrime dhe të orientohemi kah normalizimi i raporteve. Ky është synimi ynë, por s’është kollaj sepse po përballemi me një Serbi agresive dhe armiqësore”, ka thënë kryeministri Kurti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion