Alma Kaci tha se i mori me forcë videon e Gjicit, Abedin Oruci: Kush ka folur për mua, bie në burg!

Aktualitet

Alma Kaci tha se i mori me forcë videon e Gjicit, Abedin Oruci: Kush ka

Publikimi i deshmise se Alma Kacit, e cila tha se Abedin Oruci ia kishte marre me force videon e regjistruar ne zyren e Safet Gjicit, ka sjelle reagimin e ish kryetarit te keshillit te Qarkut Kukes.

Ne nje reagim ne faqen zyrtare, Oruci shprehet se nuk eshte pjese e kesaj historie, ndersa akuzon Gjicin dhe njerezit e tij per njollosjen e emrit te Kukesit.

Reagimi i Abedin Orucit:

QENTË LEHIN, KARVANI ECËN PËRPARA
Të dashur qytetarë të Kukësit,
Sot media të ndryshme, janë përpjekur të baltosin, të njollosin emrin tim, me super skandalin e ish kryetarit të vetëzgjedhur të bashkisë Kukës.
Njerëzit e neveritshëm, të cilët njollosen emrin e Kukësit, njollosen voten e kuksianëve, njollosen edhe kuksianët, u deshën vetëm 4 vite që llumi i tyre të dilte në sipërfaqe.

Unë kam qenë i zgjedhur 20 vite, dhe kurrë nuk më ka shkuar ndërmend të merrem me skandale të tilla.
Mediat gjitashtu janë munduar ta përziejnë emrin tim me Sali Berishen.
Deklaroj me përgjegjësi se nuk kam pasur kurrë asnjë lloj kontakti me Sali Berishën.

Përkundrazi, Sali Berisha gjatë aktivitetit tim që kam ushtruar si zyrtar i shtetit, me ka shkarkuar 3 herë nga puna, dhe jam kthyer në detyrë përsëri nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese.
Parimi im kryesor është se unë gjithmonë kam besur te drejtësia, dhe besoj gjithmonë të drejtësia.

Çdo media e cila ka përmendur emrin tim, duke u munduar ta përfshijnë në skandalin Alma-Gjici, i kam paditur në gjykatë.
Deklaroj me bindje të plotë se:

- Nuk jam i përfshirë në megaskandalin Alma-Gjici! Sepse nuk ështê në tabanin tim personal, e as të familjes time të merremi me ngjarje të tilla të neveritshme.
Ju jeni vetë dëshmitarë, se me skandale të tilla, dhe me njollosjen e kuksianëve janë marrë ish kryetari i bashkisë Gjici, ish nënkryetari dhe ish prefekti i bashkisë Kukës - Granit Gjana.

Të gjithë njerëzit që kanë shkruar për mua, dhe janë përpjekur ta baltosin emrin tim kanë përfunduar në burg.
Disa nga këto njerëz janë:

1- Prokurorja më e korruptuar në Shqipëri (ish prokurore e Kukësit), Rita Gjati është larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu;
2 - Ish prokurori i Kukësit - Edmond Karriqi, i dënuar me burg për korrupsion, ku vazhdon kryerjen e dënimit në burg;

3 - Ish nëndrejtori i policisë së Kukësit Hajri Kusho, është larguar nga radhët e policisë për trafik droge dhe korrupsion.
Të gjithë këta njerëz që janë munduar të baltosin emrin tim shikoni se si kanë përfunduar.
Alma Kaçi në bashkëpunim me gazetarët e fiksit dhe publikimet e fiksit, kërkon që t'i shmanget përgjegjësisë së tyre. Tashmë krejt shqiptarët e dinë se si është bërë ajo ngjarje, kush e ka bërë dhe përgjegjësit e saj.

Unë kurrë gjatë gjithë jetës time, as që më ka shkuar ndërmend ti bëj keq kujt.
Çdo kuksian/e që me njeh, e di mirë se unë gjithmonë jam munduar ta ndihmoj Kukësin dhe kuksianët, gjat gjithë karrieres time politike, dhe si biznesmen nga te ardhurat e mia personale, dhe kurrë nuk jam përzier në ngjarje të neveritshme, si ajo në zyrën e ish kryetarit të bashkisë Kukës.
Gjithmonë do jem në Kukës për Kukësin dhe kuksianët.
Me respekt,
Abedin Oruçi.

ME TE LEXUARAT