Policia flet për aksidentin në Levan-Tepelenë, 7 të plagosur, edhe dy fëmijë

Aktualitet

Policia flet për aksidentin në Levan-Tepelenë, 7 të

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbëmjen e sotme (23 dhjetor) në aksin e autostradës Levan-Tepelenë , në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.

Policia tha se te plagosur kane mbetur shtate persona nga te cilet dy jane femije.

Njeri prej tyre, vetem 3 vjec, mesohet se eshte ne gjendje te rende per jeten.

Burime nga policia e Fierit pohojnë se janë përplasur dy automjete, e si pasojë janë plagosur dy fëmijë, të cilët po transportohen në urgjencën e spitalit Rajonal Fier, për t’u dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët, për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", automjeti tip "Nisan" me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip "Honday" me drejtues shtetasin S. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin "Nisan" (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip "Honday" (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion