Kurti akuzon Serbinë për shpërthimin në veri: Akt terrorist i planifikuar në Beograd!

Kosovë&Rajon

Kurti akuzon Serbinë për shpërthimin në veri: Akt terrorist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzon Serbinë, për shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit 2024 në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut.

Shpërthimi dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Në një konferencë të jashtëzakonshme të organizuar në mbrëmje vonë, kryeministri Kurti e quajti  "sulm kriminel dhe terrorist, dashakeq" nga fqinj verior agresiv e armiqësor që ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

“Vetëm ditëve të fundit patën msyer me granata dore në stacioni policor në Zveçan, më 26 nëntor, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes në afërsi të objekti Komunës së Zveçanit, e sonte ishte akti më i rëndë, ku rreth orë 19:00 në afërsi të fshatit Vragë të Zubin Potokut, me mjete shpërthyese u dëmtua kanali i Ibër-Lepencit prej nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë, si dhe KEK-u për ftohjen e termoelektranave në prodhimin e energjisë elektrike.

Kurti akuzon Serbinë për shpërthimin në veri: Akt terrorist

Kryeministri Kurti ka thënë se përmes sulmit është munduar të rrezikohet furnizimi i Kosovës me ujë dhe me energji elektrike.

Kryeministri tha se Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe në krye të detyrës, ndërsa njoftoi se  furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë përkohësisht sipas paralajmërimeve e njoftimeve nga KRU ‘Mitrovica’.

“Ky është sulm kriminal dhe terrorist, i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike, mbase më të rëndësishme që kemi”, tha Kurti.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që “të jenë të qetë dhe të ndjekin në vazhdimësi njoftimet” zyrtare nga organet e vendit, të cilat ka thënë se “janë të angazhuara në menaxhimin e situatës dhe rikuperimin e dëmit”.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se shpërthimi në Zubin Potok është sulm terrorist, që autoritetet e Kosovës besojnë se “vjen nga bandat e dirigjuara e të orkestruara nga Serbia, e cila ka interesim dhe aftësi për të shkaktuar sulme e dëmtime të tilla”.

Si pasojë e dëmtimit të kanalit të Ibër-Lepencit, Kurti ka thënë se shumë pjesë të Kosovës mund të mbeten pa energji elektrike në mëngjesin e 30 nëntorit, ndërsa disa qytete dhe një pjesë e qytetit të kryeqytetit, Prishtinë, mund të ngelen pa ujë të pijshëm.

“Për bindjen tonë të fuqishme, nuk mund të ketë adresë tjetër për përgjegjësin dhe fajësinë për organizimin  e këtij sulmi përveç se Beogradi zyrtar dhe strukturat kriminale me në krye Radojiçiqin”, tha Kurti, teksa shtoi se ky është sulmi i tretë ndaj institucioneve të Kosovës me synimin që të shkaktojë frikë te qytetarët në veri të vendit për ta përshkallëzuar situatën atje e pastaj edhe në krejt vendin.

ME TE LEXUARAT