Polici maqedonas ndihmon heqjen e flamrit shqiptar, përdhosja ishte paralajmëruar më parë

Kosovë&Rajon

Polici maqedonas ndihmon heqjen e flamrit shqiptar, përdhosja ishte

Në facebook po qarkullon një video nga Kumanova. Në video shihet një person i cili ka hypur mbi furgonin e policisë dhe e përdhosë flamurin kombëtar shqiptar.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim as nga MPB-ja, e as nga ndonjë përfaqësues i institucioneve.

Kryetari i Kumanovës, Makisim Dimitrievski reagoi mbrëmë për incidentin me flamurin maqedonas, ndërsa për rastin në fjalë nuk ka thënë gjë.

Polici maqedonas ndihmon heqjen e flamrit shqiptar, përdhosja ishte

Personat të cilët mendohet se janë të përfshirë në aktin e djegies së flamurit kombëtar Shqiptarë të cilët edhe i publikuan videot duke djegur flamurin Shqiptarë janë influencerë të njohur dhe para pak orësh kanë publikuar edhe një fotografi në Instagram duke shkruar:

“A jeni gati për lëvizjet e rradhës?”.

Në këtë llogari të Instagramit të influencerëve maqedonas shihet që ka shumë thirrje antishqiptare dhe se duket që djegia e flamurit kombëtar nuk ishte lëvizja e tyre e fundit. /Alsat

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion