Kryegjykatësi: Thaçi mori pjesë personalisht në kri'me dhe nuk mori masa për t'i parandaluar

Trupi gjykues në Hagë konstatoi se Hashim Thaçi dha një kontribut thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal.
Sipas gjykatësit Charles Smith, Thaçi ishte anëtar kyç në zbatimin e këtij qëllimi.
Sipas gykatësit Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë emëruan persona besnikë në pozita të ndryshme për të ruajtur kontrollin brenda UÇK-së gjatë gjithë periudhës përkatëse, shtoi Smith.
Sipas tij, shumë prej këtyre personave kryen krime ose ishin në dijeni të kryerjes së tyre.
“Të akuzuarit vepruan së bashku për një qëllim të përbashkët kriminal. Plani i tyre të zbatohej deri në nivelet më të ulëta të hierarkisë. Shumë persona kryen krime ose ishin në dijeni për krimet.
Zoti Thaci mori pjesë dhe inkurajoi krimet në mënyra të ndryshme. Thaci mori pjesë personalisht në kryerjen e krimeve. Kishte dijeni për ndalimin dhe arrestimin e disa persona dhe nuk mori masa për ti parandaluar”, lexoi kryegjykatësi.


