Kosova nën pushtetin e zjarrit, dhjetëra vatra aktive, disa të arrestuar

Kosovë&Rajon

Kosova nën pushtetin e zjarrit, dhjetëra vatra aktive, disa të

Ka ende vatra aktive zjarri në Kosovë, e për pasojë dëmet janë të shumta. Policia e Kosovës ka dorëzuar raportin e fundit, në lidhje me situatën. Vatër aktive është në fshatin Sankoc i Gllogoc, ku sipas policisë, në mënyrë të pakuptuar ka nisur zjarri në pronën e një qytetari.

Vatër aktive ka edhe në Lipjan, që edhe këtu në shkaqe të panjohura, flakët kanë pushtuar mallet e fshatit duke djegur 20 hektarë pronë shtetërore dhe 5 hektarë pronë private. Zjarr është raportuar edhe në Graqanicë, ku për pasojë është përfshirë nga flakët objekti i një familje, por, zjarrëfikësja ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, pa pasojë fatale.

Zjarre ka edhe në komunën e Vitisë, në fshatin Ramjan, që sipas policisë, janë përfshirë nga flakët disa ara. Nga ana tjetër, policia e Gjilanit ka arrestuar një person pasi është konstatuar duke ndezur zjarr në oborrin e tij. Në një fshat të Gjilanit, Shurdhan, një person i ka vënë zjarrin disa barishteve në hapsirë prej 2 ari, por fatmirësisht flakët janë neutralizuar.

Në Cernillë të Ferizajt, zjarri ka djegur 50 hektarë hamullore të grurit. Ndërsa në Softaj, janë djegur 30 hektarë të hamulloreve të grurit. Në Suharekë si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrit, ka shpërthyer nëj zjarr që është përhapur në kodrinat e dy fshatrave.

Në Malishevë ka shpërthyer zjarri në një pronë ku janë djegur dy parcela me vreshta dhe pylli. Në Skenderaj, një person ka lajmëruar policinë, duke bërë të ditur se prona e tij hamullore dhe fusha është përfshirë nga zjarri./express

ME TE LEXUARAT