Kërkohej nga policia prej disa muajsh/ Arrestohen shqiptari! Si tentoi të vriste të birin

Kosovë&Rajon

Kërkohej nga policia prej disa muajsh/ Arrestohen shqiptari! Si tentoi

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ka qenë në kërkim prej muajsh, nën dyshimet për vrasje të rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Nga njoftimi i Prokurorisë, bëhet e ditur se i arrestuar D.B, dyshohet se ka dashur ta privojë nga jeta të birin e tij.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj birit të tij

Mitrovicë, 14 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se pas një pune operative është arrestuar një person  me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I njëjti dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij. I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.

I njëjti dyshohet se ka dashur të privojë nga jeta të birin e tij. I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.

ME TE LEXUARAT