Kërcënimet e vazhdueshme për ndarje, SHBA me reagim të fortë ndaj Millorad Dodikut

Kosovë&Rajon

Kërcënimet e vazhdueshme për ndarje, SHBA me reagim të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj kreut të “Republika Srpska”, Millorad Dodik, pasi ky i fundit në vazhdimësi kërcënon me shkëputje nga Bosnje e Hercegovina dhe tashmë është edhe duke minuar edhe punën e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës.

SHBA ka potencuar se janë krenare dhe qëndrojnë me popullin e Bosnje e Hercegovinës derisa ata ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe ecin drejt integrimit euro-atlantik.

Ndërkohë kërcënimet e Millorad Dodik ndaj Marrëveshjes së Dejtonit i kanë cilësuar si të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe të dëmshme për përparimin e mëtejshëm të Bosnje e Hercegovinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu kanë paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjës ata që minojnë institucionet e Bosnje e Hercegovinës dhe Marrëveshjen e Dejtonit.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të mbeten mbështetësi dhe partneri më i fortë i Bosnje-Hercegovinës dhe popullit të saj.

Ne zotohemi të vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të BiH-së dhe të mbajmë përgjegjës ata që kërkojnë të minojnë institucionet e BiH dhe Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.

Angazhimi ynë është i fortë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të heqin dorë nga populli i Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

ME TE LEXUARAT