Diktatori i Koresë së Veriut mbikëqyr lëshimin e raketës në praninë e vajzës së vogël

Bota

Diktatori i Koresë së Veriut mbikëqyr lëshimin e

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un është fotografuar duke kaluar “kohë cilësore” me vajzën e tij. Më konkretisht, Kim Jong Un dhe vajza e tij po mbikëqyrnin lëshimin e një rakete.

Media shtetërore raportoi të premten se Kim kishte urdhëruar ushtrinë të intensifikonte stërvitjet për të penguar dhe për t’iu përgjigjur një “lufte të vërtetë” nëse është e nevojshme.

Po ashtu, sipas asaj që raporton media në vend, demonstrimi i zjarrit drejtpërdrejt i “mbikëqyrur nga lideri dhe vajza e tij dëshmoi aftësitë e vendit.”

Ushtria e vendit lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi në brigjet e saj perëndimore të enjten.

Nga ana tjetër, ushtria e Koresë së Jugut po analizonte mundësitë që Veriu mund të ketë lëshuar disa raketa njëkohësisht nga e njëjta zonë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion