E bllokoi stuhia, 81-vjeçari mbijeton për 6 ditë duke ngrënë dëborë dhe biskota

Soft

E bllokoi stuhia, 81-vjeçari mbijeton për 6 ditë duke

Christian Jouret i kishte humbur shpresat se gjyshi i tij, Jerry që e rriti, mund të ishte ende gjallë.

Kishte kaluar gati një javë që nga dita kur 81-vjeçari doli nga shtëpia e tij në mal në Big Pine, Kaliforni, për t’u kthyer me makinë te gruaja e tij në Nevada, por kaluan ditë dhe nuk asnjë shenjë nga i moshuari.

Më në fund, pas gjashtë ditësh, ish-punonjësi i NASA-s u shpëtua nga dëbora, ku kishte mbijetuar me disa biskota dhe disa brioshë.

“Ishte shumë e vështirë për ne të mendonim se një njeri mund të bënte kaq shumë me jetën e tij, të krijonte një trashëgimi të tillë dhe më pas të bllokohej në makinë dhe të vdiste nga hipotermia,” tha nipi i tij për BBC.

Jerry Jouret u zu nga stuhia e dimrit që ka goditur Kaliforninë këtë muaj, duke sjellë me vete 90 cm borë në pjesën veriore të shtetit ku makina e tij u bllokua.

Të paktën 13 të vdekur janë raportuar në shtet si pasojë e stuhisë. Autostrada e Jerry-t mbeti e bllokuar në dëborë më 24 shkurt.

Por 81-vjeçarin nuk e zuri paniku. Në vend të kësaj ai vuri në praktikë atë që kishte mësuar nga shumë episode të shfaqjes televizive “Survivor” që kishte parë me gruan e tij, Sharon.

Jerry mbante veshur vetëm një xhaketë të holle dhe ngrohej me një jorgan të hollë dhe një peshqir hoteli që gjeti në makinë. Matematikani e ruajti baterinë e makinës për tre ditë e gjysmë duke e fikur automjetin në mënyrë periodike.

Për ujë, rrokullisej nga dritarja për të ngrënë borë. Për ushqim, konsumoi ato pak që kishte në automjet, biskota dhe brioshë.

Bateria e makinës ra dy ditë para se i moshuari të gjendej. Ai u pikas nga helikopterët e shpëtimit që po e kërkonin dhe për habinë e mjekëve nuk kishte asnjë shenjë hipotermie./a2 cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion