Ishte e infektuar me Covid-19, ndërron jetë në spital 29-vjeçarja shtatëzanë në Kosovë

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 një 29-vjeçare në Kosovë. Sipas mediave vendase, viktima ishte shtatëzanë dhe nuk e kishte marrë vaksinën anti- Covid. Lajmin e rëndë e dha doktoresha e mjekimit intensiv, Agreta Gecaj-Gashi, që sipas saj, e reja humbi jetë 3 ditë më parë.
“Pardje ka vdekur, nuk ka qenë e vaksinuar. Viktima ka qenë e lindur në vitin 1991”, tha ajo. Gjithashtu, mjekja tha se aktualisht po trajtohen me mjekim intesiv edhe 4 gra shtatëzanë.
Më tej ka dhënë detaje drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli. “Pacientja ka ardhur nga Gjilani, ka qëndruar një kohë të shkurtë në Gjinekologji, pastaj në konsultim me mjekët tjerë është transferuar në mjekim intensive qendror. Ka qenë shtatzëni e hershme, në javën e 6-të”, ka deklaruar Ismajli


