Tragjedia në Turqi, 8 anëtarë të familjes vdesin si pasojë e Covid-19
Lajmifundit
/
1 September 2021, 11:31
Bota

Covid-19 ka shkaktuar një tragjedi në Turqi. Mediat vendase shkruajnë se në një familje 8 pjestarë kanë ndërruar jetë. Sipas autoriteteve lokale, familja me 25 anëtarë u infektua me Covid-19. Pas tragjedisë, një nga pjestarët e familjes ka treguar se fillimisht u infektua babai dhe i biri të cilët jetonin në Stamboll, ndërkohë pjesa tjetër jetonte në Rizes.
Mediat tregojnë se me kalimin e ditëve një nga një anëtarët u infektuan duke përfunduar në spital, dhe gjendja e tyre përkeqësohej. Pjesa tjetër që ia hodhi vdekjes, morën direkt vaksinën, dhe gjendja e tyre është përmirësuar.


