Ish-ushtari i UCK arrestohet në Serbi

Kosovë&Rajon

Ish-ushtari i UCK arrestohet në Serbi

Autoritetet serbe kanë lajmëruar se kanë arrestuar një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç ka konfirmuar se arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare Horgosh.

Media serbe “Danas” raporton se i dyshuari për krime lufte është M.I. Sipas asaj që raportohet, M.I dyshohet se së bashku me anëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “kanë kryer krime lufte kundër popullatës serbe në Prishtinë në vitin 1999”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I dyshuari thuhet se është dërguar në paraburgim për së paku 48 orë. /Danas/

ME TE LEXUARAT