Zbulohet arsenal armësh në Athinë. Policia: Janë të lidhura me Ermal Mekon

Aktualitet

Zbulohet arsenal armësh në Athinë. Policia: Janë të

Policia greke ka zbuluar një arsenal armësh në një banesë në Aharnon të Athinës, ndërsa ngjarjen e lidh me arrestimin e 37-vjecarit Ermal Meko nga Berati.

Ky i fundit, me precedentë të rëndë penalë në Greqi, përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë, u kap mbrëmjen e 2 tetorit në të njëjtën zonë me 2 granata, 2 ndezësa dhe 58 fishekë, ndërsa bashkëpunëtori i tij u largua me vrap dhe mbetet ende i paidentifikuar.

Siç informon sot policia greke, në kuadër te të njëjtit hetim, është ushtruar kontroll në një banesë në Aharnon ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 mjete shpërthyese të improvizuara, 5 mekanizma ta improvizuara për vonesë kohore, 5 granata, 4459 fishekë, 1 armë zjarri e improvizuar, 25 fishekzjarre, 6 silenciatorë, 3 jelekë antiplumbë, dylbi arme, bajonetë, pjesë armësh, 2 thika, grirëse metalike, 70 krehëra, 8 mbajtëse krehërash.

Policia greke po heton qëllimin e mbajtjes së këtij arsenali armësh dhe po punon për identifikimin e bashkëpunëtorit të Ermal Mekos.

37-vjecari nga Berati rezulton i arrestuar në Greqi në vitin 2011 për një sërë akuzash të rënda përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë por edhe grabitje e drogë dhe u dënua me 53 vjet burg por kreu vetëm 8 pasi u lirua në 11 korrik 2019 dhe u riatdhesua në Shqipëri.

Ai rezulton të jetë rikthyer në Greqi me të njëjtin emër por me mbiemër të ndryshuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion