Izraeli ka gati kundërpërgjigjen! CNN: Irani është në alarm, Hezbollahut mbetet “pa para”

Bota

Izraeli ka gati kundërpërgjigjen! CNN: Irani është në

Zyrtarët në Teheran janë tejet nervozë teksa Izraeli përgatitet t`i kundërpërgjigjet shiut me 180 raketa balistike që regjimi i ajatollahëve lëshoi kundër tij, dhe është angazhuar sipas CNN, në përpjekje urgjente diplomatike për të minimizuar shkallën e reagimit të shtetit hebre.

Ankthi i Iranit buron nga pasiguria nëse SHBA do të arrijë ta bindë Izraelin të mos godasë objektet bërthamore dhe objektet e naftës iraniane, teksa milicia e tij më e rëndësishme përfaqësuese në rajon, Hezbollahu, është dobësuar ndjeshëm nga operacionet ushtarake izraelite në javët e fundit.

SHBA ka qenë duke u konsultuar me Izraelin se si planifikon t’i përgjigjet sulmit të 1 tetorit dhe zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se nuk duan që Izraeli të synojë objektet nukleare iraniane ose fushat e naftës.

Presidenti i SHBA Joe Biden foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, biseda e tyre e parë në pothuajse dy muaj, duke i thënë atij se hakmarrja e Izraelit duhet të jetë “proporcionale”.

Aleatët e SHBA-së në rajonin e Gjirit po ashtu duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Katarin, i kanë shprehur gjithashtu Washingtoni shqetësimin nga një sulm i mundshëm ndaj objekteve të naftës iraniane, të cilat mund të krijojnë ndikime negative ekonomike dhe mjedisore.

Organizatës paraushtarake libaneze Hezbollah sakaq po i mbarojnë paratë, pasi sulmet disajavore izraelite kundër grupit të mbështetur nga Irani kanë ndërprerë tre nga burimet kryesore të parave.

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara dhe Liban, si dhe raportet e Departamentit amerikan të Thesarit identifikojnë burimin kryesor të parave me emërtimin Al-Qard al-Hasan, ose AQAH, një institucion gjysmë-bankar libanez, por pa liçencë bankare, i drejtuar nga Hezbollahu, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Studiuesit thonë se ndër burimet e tjera të parave për Hezbollahun janë bankat tregtare të Libanit tashmë të falimentuara, por të liçencuara, dhe dërgesat e parave me avionë në aeroportin e Bejrutit./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion