Ish-diplomatja kosovare i del në mbrojtje Izraelit: Ka të drejtë të mbrohet nga terroristët e Hamasit

Kosovë&Rajon

Ish-diplomatja kosovare i del në mbrojtje Izraelit: Ka të drejtë

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, ka reaguar për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Ndërsa shprehet se Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terroriste, Çitaku thekson se synimi i tyre është zhdukja e Izraelit.

Po ashtu ajo shton se nga ky konflikt, po vdesin civilë të pafajshëm izraelitë dhe palestinezë. Më tej ish-ambasadorja thekson se Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste.


Çitaku shprehet se autoritetet e Kosovës, duhet të dënojnë sulmet e sponzorizuara nga organizatat terroriste Hamas dhe Hezbollah që po rrjedhin si pasojë e konfliktit izraelito-palestinez.

Reagimi i plotë:

Thënë të drejtën, ua kam lakmi atyre të cilët me kompetencë deklarohen për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.Kam vizituar disa herë zyrtarisht Tel Avivin, Jerusalemin, Ramallahun etj.

Jam takuar zyrtarisht shumë herë me përfaqësues të lartë të Izraelit, si dhe me përfaqësues Palestinez (përfshirë Arafatin).

Konfliktin në Lindje të Mesme, e veçanërisht atë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, nuk e përcjelli në Facebook & Tëitter.

E përcjelli pak më thellë. Nuk jam tifoze.

Megjithatë, nuk i jap vetes të drejtë të deklarohem me kompetencë për këtë çështje!

Tash, pa interpretime, këto janë faktet:

1) Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terrorise. Synimi i tyre është zhdukja e Izraelit.

2) Civil të pafajshëm, Izraelit dhe Palestinez, po vdesin si pasojë e luftimeve.

Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste.

Sulmet e vazhdueshme të cilat këto organizata i sponzorizojnë duhet të dënohen nga Republika e Kosovës.

Kaq.

ME TE LEXUARAT