Aksident i rëndë në Kosovë, shtatë persona dërgohen me urgjencë në spital

Kosovë&Rajon

Aksident i rëndë në Kosovë, shtatë persona

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e përfshirjes në një aksident trafiku në Llaushë të Skenderajt.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe në aksident sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, është shprehur Zahiti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion