SHBA këmbëngul me presion kundër Turqisë: Hiqni dorë nga sistemi rus S-400

Bota

SHBA këmbëngul me presion kundër Turqisë: Hiqni dorë

SHBA përsëriti qëndrimin se blerja e sistemit raketor rus S-400 nga Turqia rrezikon sigurinë e teknologjisë ushtarake dhe personelit ushtarak të saj dhe aleatëve.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit shprehu frikën se Moska do të fitojë qasje në Forcat e Armatosura Turke dhe industrinë e saj të mbrojtjes.

Ai theksoi se politika e Uashingtonit për këtë çështje nuk ka ndryshuar dhe përsëri i bëri thirrje Turqisë që të braktisë sistemin rus “S-400”.


Lëvizja e Ankarasë është kundër angazhimeve të aleatëve në Samitin e NATO-s në 2016 në Varshavë për të zvogëluar varësinë nga armatimet ruse.

SHBA herë pas herë ka kërcënuar edhe me sanksione kundër Turqisë nëse nuk heq dorë nga sistemi rus.

ME TE LEXUARAT