Infektohet me Covid-19 zyrtari i IKSHP-së në Kosovë

Kosovë&Rajon

Infektohet me Covid-19 zyrtari i IKSHP-së në Kosovë

Nuk i shpëtoi infektimit nga Covid-19 as drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani. Lajmi u bë me dije nga vetë Ramadani, i cili përmes një postimi në Facebook, ka bërë ti ditur lajmin dhe duke i bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.



Kujtojmë se IKSHPK-ja, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, janë dy institucionet kryesore që udhëheqin luftën kundër pandemisë së koronavirusit në Kosovë. Ndërkohë situata në Kosovë sa vjen dhe përkeqësohet. Vetëm një ditë më parë, humbën jetën 10 persona dhe 914 të tjerë rezultuan pozitiv.


Ndërkohë që një ditë më parë, në Kosovë arritën dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë

ME TE LEXUARAT