Krimi në Greqi, polici tregon detaje rrëqethëse: Foshnja po përpiqej të zgjonte të ëmën

Kosovë&Rajon

Krimi në Greqi, polici tregon detaje rrëqethëse: Foshnja po

Detaje rrëqethëse dalin në dritë nga vrasja mizore e 20-vjeçares Caroline Crouch në Greqi.

Kryetari i Shoqatës së zyrtarëve policore të Atikës Juglindore, George Kalliakamanis, ka bërë me dije për mediat, se uniformat blu kanë gjetur pranë 20-vjeçares që u vra nga hajdutët, foshnjën e saj vetëm 11-muajshe, e cila po përpiqej që ta zgjonte.

Polici, thekson se është shokuar nga ajo që ka parë brenda shtëpisë ku burri ishte i lidhur, nëna 20-vjeçare pa shenja jete në dysheme, e foshnja e saj vajzë nuk po qante, por po përpiqej të zgjonte të ëmën.

Tronditëse është dhe ajo që i ka ndodhur bashkëshortit të viktimës. Sipas raportimeve, i traumatizuar nga ajo që ka parë, atij i kishin humbur ndjenjat.

Gjithashtu mediat bëjnë me dije se grabitësit para se të vrisnin nënën, i kanë drejtuar armën foshnjës duke kërcënuar prindërit e saj që të tregojnë ku i kanë paratë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion