Hollywood kundër Izraelit, aktorët thirrje që të vendosen sanksione, ja mesazhi për SHBA-në

Lufta e Izraelit kundër Palestinës ka marrë vëmendjen edhe të aktorëve. Mësohet se aktori amerikan, Mark Ruffalo, ka bërë thirrje për sanksione kundër Izraelit lidhur me sulmin e policisë së këtij vendi ndaj palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor. Përmes një postimi në Tëitter, Ruffalo ka shkruar: “1.500 palestinezë përballen me deportim në Kuds. 200 protestues janë plagosur, nëntë fëmijë janë vrarë. Sanksionet në Afrikën e Jugut kanë ndihmuar në çlirimin e komunitetit me ngjyrë. Ka ardhur koha për sanksione kundër Izraelit për të çliruar palestinezët”
Gjithashtu, aktori shpërndau një link me një faqe interneti që nisi mbledhjen e dy milionë nënshkrimeve për vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit dhe ku tashmë janë mbledhur më shumë se 1,7 milionë nënshkrime. Në faqen në fjalë, është shkruar një mesazh për Antony Blinken, Sekretarin amerikan të Shtetit, ministrat e jashtëm, parlamentarët dhe liderët, në të cilin theksohet dhuna e kryer nga policia izraelite në rrethin Sheikh Jerrah në Kudsin Lindor të okupuar.
“Trajtimi i popullit palestinez është bërë një njollë në ndërgjegjen e botës. Është koha që sanksionet të vendosen ndaj industrisë izraelite derisa palestinezëve t’u jepen të drejta civile të plota dhe të barabarta”, thuhej më tej në mesazh.


