Djegia e motorit plagos rëndë gjyshen dhe mbesën, 75% e trupit të tyre është prekur

Në Kinë është shënuar një gjendje e rëndë, që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Mësohet se një foshnje e gjyshja e saj janë lënduar rëndë, pasi një biçikletë elektrike ka marrë flakë brenda ashensorit ku ndodheshin.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se fillimisht nga motori nis të dalë një ty mi bardhë, ndërsa papritur flaka kaplon mjetin e zjarri vërshon gjithandej. Autoritetet shëndetësore, shkruajnë mediat, tregojnë se foshnja dhe gjyshja e saj 54-vjeçare, kanë pësuar djegie të shkallës së tretë në 75% të trupit të tyre, ndërsa tre personat e tjerë që ndodheshin në ato momente me ta në ashensor, kanë pësuar dëme të lehta.


