I martuar me dy fëmijë, kush është modelja që ndodhej në Ferrarin e Dj shqiptar gjatë aksidentit tragjik

Kosovë&Rajon

I martuar me dy fëmijë, kush është modelja që ndodhej

Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, është Dj shqiptar që humbi jetën në Itali, kur po kthehej në shtëpi, pasi kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës.

Ai po udhëtonte me Ferrari GT C4 të bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta.

Sipas medias italiane “Corriere”, Dj shqiptar e shoqëronte në makinë modelja ukrainase Ana Kraevskaya e cila jetonte në Zvicër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I martuar me dy fëmijë, kush është modelja që ndodhej

E lindur në Odessa, mbetet ende mister se çfarë po bënte ajo në Ferrari së bashku me DJ Hysni Qestaj. Sipas të gjitha gjasave, të dy ishin bashkë edhe në Jukebox Club në Sion , Zvicër, ku luajti për herë të fundit të shtunën në mbrëmje.

 Më pas, herët në mëngjes ata u nisën me Ferrarin e bardhë, i cili gjithashtu për shkak të shpejtësisë së madhe mbi 200 kilometra në orë, u përplas në autostradën Torino-Aosta, në Zona e Vercellit dhe mori flakë.

Sipas mediave italiane, shqiptari i Kosovës jetonte në Villeneuve të Zvicrës.

Nga ana tjetër, theksohet se bashkëshortja e Hysni Qestajt ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç. Komuna e Junikut, prej nga ishte Qestaj, ka dashur ta kujtojë me një postim.

“Lajm i keq për Junikun. Në një aksident të rëndë rrugor ka humbur jetën bashkëkombësi ynë Hysni Qestaj. Dhimbjen me familjen e të ndjerit e ndajnë kryetari i qytetit Sir Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut. U kujtoftë gjithmonë me respekt dhe dashuri”, shkruhet në njoftim.

 

ME TE LEXUARAT