“Keni penguar për 4 muaj amnistinë”, Spiropali ironizon Bashën: Sa je zgjuar nga gjumi, s’di çfarë thua

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka pyetur opozitën nëse mendon se SPAK është një organizatë kriminale.
Ajo i është përgjigjur edhe Lulzim Bashës, i cili tha se nga Amnistia Penale do të përfitojnë edhe të dënuarit nga GJKKO.
“Do ju lutesha shumë t’i linit akrobacitë me shikje dhe t’i përgjigjeni pyetjes që u bëri zoti Majko. A mendoni ju që i shkoni poshtë ballkonit atij të marrit, është apo nuk është organizatë kriminale SPAK-u? Përgjigjuni pyetjes thelbësore.
Sa na takon ne, se na u drejtuat me gisht që shumica prej nesh hyjmë e dalim në SPAK një ditë po një ditë jo, ne e kemi bërë shumë të qartë atë ndarje se ku fillon e ku mbaron pushteti ekzekutiv e ku ai gjyqësor.
Shqiptarët e kanë dhënë përgjigjen me votë. Ju nuk dini ç’thoni sepse me drejtësinë jua ka zënë rrota bishtin. Pastaj vjen tjetri, sa është zgjuar nga gjumi dhe thotë ju po liuroni ata që janë dënuar nga GJKKO.
Meqë ne në publik duam të përçojmë mesazhet e duhura, ka ardhur ky draft i krasitur, të cilin na keni penguar për 4 muaj ta votojmë këtu. U keni hequr të drejtën qindra familjeve të kenë të dashurit e tyre pranë”, tha Spiropali.
Rithemelimi gati të votojë Amnistinë, Basha: Përfitojnë zyrtarët e dënuar për korrupsion

Kryedemokrati Lulzim Basha tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se nga Amnistia Penale do të përfitojnë zyrtarë të dënuar për korrupsion.
Ai kërkojë që të ketë transparencë, pasi duhet t’i jepet mundësia qytetarëve të njihen me projektligjin.
“Transparenca shërbehet përmes proceduarave parlamentare.
Amnistia nuk ka qenë në rendin e ditës. Ju nuk doni që qytetarët të kenë mundësi të njihen me një amnisti e cila shpërblen zyrtarë të korruptuar dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO dhe ndëshkon opozitarë dhe proetstues të tjerë. Përfitojnë zyrtarët e dënuar për korrupsion.
Përfitojnë të korruptuarit dhe dënohen ata që janë ngritur kundër korrupsionit”, tha Basha.
Debate në Kuvend për Aministinë, Manja i përgjigjet Alibeajt: Nuk përfiton asnjë i dënuar nga GJKKO

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka thënë se nga Amnistia Penale nuk do të përfitojnë të dënuarit nga Gjykata e Posaçme.
Manja iu përgjigj Enkelejd Alibeajt duke thënë se nuk duhet të vazhdojë të bëjë politikë me amnistinë.
“Zoti Alibeaj nuk duhet të bëni më politkë më këtë projektligj sepse është shumë komode të bësh politikë nga kjo sallë. Hapni sytë dhe lexojeni ligjin.
Asnjë i dënuar nga GJKKO nuk përfiton, as nuk i zbritet dënimi dhe ky është amendamenti që do të votohet sot, madje janë akomoduar edhe kërkesat e opozitës për protestuesit.
Ata që kanë protestuar në këtë vend dhe ndiqen penalisht nga drejtësia. Kur të vijë radha për ta diskutuar, është i lirë secili nga deputetët ta marrë amendamentin he ligjin e kaluar në Komisonin e Ligjeve.
Kë ka dënuar Gjykata e Posaçme nuk përfiton amnisti, as nuk përfiton ulje. Në nderin e këtij parlamenti duhet të jetë që çdo fund viti të ketë një amnisti të pjesshme sepse bëhet fjalë për amnisti për vepra të lehta penale”, tha Manja.
“Po sakrifikoni drejtësinë”, Alibeaj: Ktheni amnistinë në Komisionin e Ligjeve, duam transparencë

Enkelejd Alibeaj kërkon që ligji për amnistinë i cili pritet të votohet sot në Kuvend, të rikthehet për shqyrtim në komisionin e ligjeve.
Alibeaj tha sot nga foltorja e Kuvendit se është me rëndësi që të analizohen 4 amendamenetet lidhur me amnistinë penale.
Alibeaj: Kjo pamje sot ku të gjithë heshtin dhe bëhen gati të miratojnë është një akt që përmban brenda amoralitetin më të rënd politik. Në këtë parlament e për këtë arsye lënë gjithçka mënjanë për të ruajtuar karrigen e tyre. Unë e kuptoj fare mirë se asnjëri këtu në sallë nuk i hapet barku për të dënuarit.
Me amnistinë që po bëheni gati të votoni në heshtje dhe pa parë ato amendemanete që duhehsin analizuar, i sakrifikuari i madh është drejtësia.
Ndaj ju kryetare duhet të bëni transprencë duke e rikthyer edhe një herë te Komison ligjeve, që publiku të kuptjë se ç’po punohet në këtë parlament.
Minimumi kthemi amnistinë sërsh te komisioni ligjeve, ta diskutojmë dhe ta bëjmë transparente për publikun. Janë së paku në dijeninë time katër amendamemnte, tre godasin SPAKU, hajde ti shohim nëse janë në interes të drejtësië.


