Elbasan, rrëzohet nga biçikleta dhe përfundon në puseta, humb jetën 69-vjeçari

Aktualitet

Elbasan, rrëzohet nga biçikleta dhe përfundon në puseta,

Një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh në Elbasan. Sipas policisë, në datën 3 prill, rreth orës  22:00, në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar pa shenja jete shtetasi I. G., 69 vjeç.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke lëvizur me biçikletë, në fshatin Bradashesh, akidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë në një pusetë të hapur”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion