Gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë njohin pavarësinë e Kosovës, Albin Kurti i pret në takim

Kosovë&Rajon

Gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë njohin
Gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, bën me dije zyra për media e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim 6 deputetë të Kuvendit serb, të cilët kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës.

“Gjashtë deputetë të Kuvendit Popullor të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti. Z. Sylejman Ugljanin, kryetar i Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut, z.Shaip Kamberi, shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, deputetët z.Enis Imamoviç, znj.Nadije Beqiri, z.Mirsad Hodzhiç, z.Argjend Bajrami, z.Selma Kuçeviç, ia shprehën gjithë përkrahjen e tyre Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin që patën sot në zyrën e tij në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kurti citohet të ketë thënë se Serbia duhet të distancohet nga politika e kaluar e Slobodan Millosheviçit.

“Ai ritheksoi se Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e përgjakshme dhe politika e Sllobodan Milosheviçit. Pa u distancuar dhe pa e bërë Serbia një introspeksion për të kaluarën e saj, nuk mund të ecet drejt të ardhmes dhe normalizimit të raporteve me Kosovën”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion