Sherr në Kurbin, plagoset me sende të forta 25 vjeçari, niset me urgjencë drejt Traumës

Aktualitet

Sherr në Kurbin, plagoset me sende të forta 25 vjeçari, niset

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sanxhak të Kurbinit, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar, i identifikuar si Lleji Lika. 

I plagosuri ka marrë dëmtime në kokë pasi të rinjtë kanë përdorur sende të forta. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e duhur.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes të rinjve, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikë së incidentit të rëndë.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion