Telashe për Anglinë/ Nën akuzë nga UEFA për lazerin në fytyrën e portierit të Danimarkës

Sport

Telashe për Anglinë/ Nën akuzë nga UEFA për lazerin

Uefa ka akuzuar Anglinë pasi në fytyrën e portierit të Danimarkës, Kasper Schmeichel u pa një dritë jeshile lazeri. Në momentin që Harry Kane do të gjuante penalltinë e shumëdebatuar, një tifoz drejtoi një dritë lazeri në fytyrën e portierit.

Autori nuk është identifikuar akoma, por Uefa tha se po e shikon me vëmendje rastin. Anglia akuzohet nga Uefa edhe për një shqetësim të krijuar gjatë himnit kombëtar të Danimarkës.

“Ne nuk duam që tifozët të tallen me skuadrat. Ne duam që tifozët të tregojnë mbështetje dhe të jenë të respektueshëm”, tha zëdhënësi i Uefas.

Anglia fitoi përballë Danimarkës në gjysmëfinalen e Euro 2020, me rezultatin 2-1, duke prerë kështu biletën për në finale e 11 korrikut, ku e pret Italia.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion